Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në Kanal5 tha se partia e tij dhe koalicioni kanë marrë përkrahje të madhe nga qytetarët.

“Unë dhash një parashikim timin dhe ky është 22 komuna fitore në rreth të parë për LSDM-në dhe koalicionin dhe gjashtë komuna fiton OBRM-PDUKM në rreth të parë. Natyrisht në komunat tjera ku do të kemi garë, ne kemi 69 kandidatë për kryetar komune dhe lista në 80 komunat dhe Bashkinë e Shkupit dhe jemi në përparësi”, tha Zaev.

Ai tha se pjesa më e mirë e fushatës janë projektet për zgjidhjen e problemeve konkrete, ndërsa OBRM-PDUKM ka pjesën më të keqe e retorikë negative.

“U përpoqëm të japin përgjigje disa aspekteve negative nga fushata e tyre dhe mendoj se këtë e kemi obligim”, tha Zaev./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Zaev: Fitojmë në rreth të parë në 22 komuna shkruan Telegrafi.