Zaev pas takimit me Kurtin: Kemi nënshkruar 11 marrëveshje bashkëpunimi me Kosovën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zaev pas takimit me Kurtin: Kemi nënshkruar 11 marrëveshje bashkëpunimi me Kosovën

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, dhe ai i Kosovës Albin Kurti, pas mbledhjes së përbashkët qeveritare, në konferencë për shtyp thanë se të dy vendet kanë marrëdhënie të shkëlqyera miqësore.

Kryeministri Zoran Zaev, në deklaratën e tij tha se në mbledhjen e sotme janë nënshkruar 11 marrëveshje në mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

“Me vite të tëra vendet tona kanë marrëdhënie të shkëlqyera miqësore. Edhe pse seancën e përbashkët e realizuam në kushte të veçanta, është shprehje e vullnetit tonë që t’i thellojmë marrëdhëniet dypalëshe. Na lidhin shumë interesa ekonomik, tregtar dhe fusha tjera”.


Mbledhja e qeverive Kosovë – Maqedoni e Veriut, këto janë 11 marrëveshjet që do të nënshkruhen

Advertisement

“Kemi nënshkruar 11 marrëveshje në seancën e sotme, në mesin e të cilave për lidhje infrastrukturore në pikën kufitare “Bllacë”, studim fizibiliteti për rrugën Tetovë – Prizren, si dhe marrëveshje për bashkëpunim në mes qendrave turistike Kodra e Diellit dhe Brezovica. Besoj se në periudhën e ardhshme, ministrat e të dy qeverive do të angazhohen për të realizuar detyrat e sotme”, tha Zaev.

Ndërsa kryeministri i Kosovës Albin Kurti, gjithashtu tha se të dy vendet kanë marrëdhënie të shkëlqyera fqinjësore, duke shtuar se duhet të ketë bashkëpunim në luftimin e korrupsionit./Telegrafi/

Advertisement

 

Zaev pas takimit me Kurtin: Kemi nënshkruar 11 marrëveshje bashkëpunimi me Kosovën shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy