Kryeministri Zoran Zaev sot në sallën sportive “Boris Trajkovski” e pranoi dozën e parë të vaksinë kineze “Sinofarm”.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të vaksinohen me cilën do vaksinë në mënyrë që sa më shpejt ta mposhtin armikun e padukshëm.

“E pranova vaksinën ‘Sinofarm’. Do ta vazhdoj agjendën time ditore pasdite. U bëj thirrje të gjithëve që të paraqiten në ueb-faqen ‘vakcinacija.mk’. Vaksinat janë të sigurta”, tha Zaev.

Sipas tij, sa më shpejt të përfundojë imunizimi aq më shpejt do të përfundojë edhe lufta kundër coronavirusit./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Zaev pas vaksinimit me vaksinën kineze: Ndjehem mirë, vaksinat janë të sigurta shkruan Telegrafi.