Në mesin e të mbijetuarve të aksidentit tragjik në Bullgari është një shtetas i Serbisë për të cilin kryeministri Zoran Zaev më parë tha se ishte në mesin e të vdekurve.

“I vetmi shtetas i Serbisë në autobusin që u dogj në Bullgari është Lulzim Sulejmani nga Presheva dhe ai është në mesin e shtatë udhëtarëve të mbijetuar, si dhe e fejuara e tij nga Kumanova, me të cilën shkoi në një udhëtim në Stamboll”, tha Zoran Zaev për Kurir.

Ai shtoi se kishte mundësinë të bisedonte me një nga të mbijetuarit, i cili i tha se ishte dëgjuar një shpërthim i tmerrshëm.

“Ata arritën të thyejnë një dritare dhe të shpëtojnë disa persona. Fatkeqësisht, të tjerët nuk ia arritën. Është një tragjedi e tmerrshme, sepse shumica e viktimave janë të rinj: dymbëdhjetë fëmijë nën moshën 18 vjeç dhe të tjerë nga mosha 20 deri në 30 vjeç”, tha ai.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai pretendon se shtetasi i Serbisë është nga Presheva, i cili ka udhëtuar për në Stamboll me të fejuarën e tij nga Kumanova.

“Në këtë tragjedi kanë shpëtuar shtatë persona, falë Zotit, në mesin e të mbijetuarve është edhe Lulzim Sulejmani nga Presheva”, tha Zaev.

Ambasadori i Serbisë në Bullgari, Zheljko Joviq, ka theksuar se nuk ka ndonjë konfirmim se në mesin e të lënduarve ka edhe shtetas serbë. /Telegrafi/

Zaev: Qytetari nga Presheva është në mesin e shtatë udhëtarëve të mbijetuar shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";