Kryeministri Zoran Zaev në intervistën e tij për Klan Maqedoni theksoi se raporti i UNESCO-s përfshin periudhën deri në janar 20202.

“Raporti i UNESCOS-s përfshin periudhën deri në janar 2020 dhe Qeveria e Maqedonisë mbetet fuqishëm e përforcuar në korrik kur do të debatohet për këtë raport dhe kur do të merret mendim përfundimtar, t’i prezantojmë të gjitha aktivitetet që janë ndërmarrë për trashëgiminë kulturore dhe natyrore në rajonin e Ohrit”, tha Zaev.


UNESCO sërish rekomandoi që Ohri të vendoset në Listën e Trashëgimisë Botërore të rrezikuar
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas tij, Qeveria që ai drejton ka bërë shumë në këtë drejtim.

“E pranoj se UNESCO disa vite na paralajmëron, por pas pranisë së ekspertëve të UNESCO-s është bërë shumë. Edhe verën e kaluar edhe këtë verë. Vazhdimisht e përshëndesim aksionin për heqjen e ndërtimeve pa leje rreth plazheve nga Ohri, por për fat të keq nuk mund ta bëjmë në Strugë. Prandaj bëj thirrje që edhe Struga të veprojë në mënyrë të duhur”, tha Zaev./Telegrafi/

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Zaev: Raporti i UNESCO-s përfshin periudhën deri në janar 2020 shkruan Telegrafi.