Memorandumi i mbështetjes do të nënshkruhet sot, pra kësti i parë prej 2.6 milion euro i destinuar për Maqedoninë e Veriut nga gjithsej 15 milion euro si mbështetje buxhetore për arsimin dhe punësimin e të rinjve, informoi kryeministri Zoran Zaev në një konferencë për shtyp me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Ai përsëriti se vetoja bullgare në negociatat tona me BE-në pati një ndikim negativ në të gjithë rajonin.

“Përparimi ynë drejt BE-së duhet të varet kryesisht nga reformat tona. Sidoqoftë, ne do të intensifikojmë negociatat me Bullgarinë dhe deri tani kemi treguar interes të pamohueshëm për këtë.

Sinjalet e mirëkuptimit mbi çështjet e identitetit po vijnë nga Bullgaria”, tha kryeministri në një fjalim në një konferencë të përbashkët shtypi./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Zaev: Sinjalet e mirëkuptimit për çështjen e identitetit po vijnë nga Bullgaria appeared first on Telegrafi.