minibus hire UK cloud hosting fuel prices struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel
Zaev thotë se nuk ka konsumuar marihuanë dhe pyet gazetarin nëse ka konsumuar ai ndonjëherë - Struga.info


Zaev thotë se nuk ka konsumuar marihuanë dhe pyet gazetarin nëse ka konsumuar ai ndonjëherë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Zoran Zaev në emisionin “Samo intervju” në Kanal 5 mes tjerash foli për dekriminalizimin e marhiunës për përdorim personal dhe debatin mbi legalizimin e marihuanës.

“Dekriminalzimi është dhënia e së drejtës qytetarëve të cilët konsumojnë marihuanë për përdorim personal ose 0.5 gramë”, tha kryeministri Zaev duke shtuar se konsumimi i marihunës gjithkund në botë ka dëshmuar se lufton drogat si heroina, kokainë dhe droga tjera vrasëse.

Sipas Zaev, legalizimi i plotë i marihuanës është resurs serioz për zhvillim dhe sjell përfitime ekonomike dhe se këtë e ka provuar shteti i Kanadasë, Kalifornisë dhe Hollandës.

Në pyetjen e gazetarit nëse ka konsumuar ndonjëherë marihuanë, ai u përgjigje negativisht duke thënë se kjo nuk e ndalon atë që të rreshtohet “për” legalizim të marihunës.

Advertisement

“Jo nuk kam provuar, po kjo s’do të thotë se nuk duhet të mbështes diçka që unë nuk e përdor”, deklaroi Zaev duke e pyetur gazetarin nëse ai ka provuar, ndërsa gazetari u përgjigj se gjithçka duhet të provohet në jetë./Telegrafi/

The post Zaev thotë se nuk ka konsumuar marihuanë dhe pyet gazetarin nëse ka konsumuar ai ndonjëherë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy