
Zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri, së bashku me Kryetarin e Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, inspektuan nga afër fillimin e punimeve për rikonstruksionin e rrugës lokale në fshatin Trebosh – një projekt i shumëpritur nga banorët lokalë.
Segmenti rrugor do të ketë gjatësi prej 620 metrash dhe gjerësi prej 5.5 metrash, me trotuare anësore nga të dyja anët në gjerësi prej 1.5 metrash, duke siguruar kushte më të sigurta për qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve.
Ky investim kap vlerën prej 10 milion denarësh dhe realizohet me mbështetjen e Bankës Botërore përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, në bashkëpunim të ngushtë me Komunën e Zhelinës.
“Zhvillimi fillon aty ku nis puna, dhe sot ajo nisi nga Treboshi. Premtimet po kthehen në vepra konkrete,” u shpreh zëvendësministrja Zekolli Shaqiri gjatë vizitës.
Kryetari i komunës, Blerim Sejdiu, theksoi se ky projekt do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e jetesës së banorëve, duke lehtësuar lëvizjen dhe rritur sigurinë në komunikacion.
The post Zekolli-Shaqiri inspektoi punimet në rrugën e fshatit Trebosh: Premtimet po i kthejmë në vepra konkrete appeared first on Telegrafi.