Zekolli-Shaqiri: VLEN siguroi rreth 50 milionë euro investime për komunat me shumicë shqiptare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në kuadër të thirrjes së Qeverisë për mbështetje të pushtetit lokal, nëpërmjet Ministrisë së Transportit, janë siguruar rreth 50 milionë euro për komunat me shumicë shqiptare, kështu tha zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri

Zekolli sqaroi se me këto mjete do të përkrahen 238 projekte.

“Kjo pako përfshin 238 projekte konkrete në mbi 20 komuna shqiptare dhe komuna me përqindje të lartë të popullatës shqiptare, me një buxhet të përgjithshëm prej mbi 3.miliardë denarësh, apo mbi 50 milionë euro. Projektet e miratuara përfshijnë: Ndërtimin dhe rikonstruimine rrugëve lokale, zgjerimin e rrjeteve të ndriçimit publik, konstruktimin e urave dhe kanaleve të ujërave të zeza dhe atmosferike, investime në infrastrukturë jetike, që prekin drejtpërdrejt mirëqenien e qytetarëve”, tha mes tjerash Shaqiri.

Sipas Shaqirit, komunat përfituese nga kjo pako investimesh janë:

Advertisement

Çair: 182 milionë denarë
Tetovë: 478 milionë denarë
Gostivar: 382 milionë denarë
Zhelinë: 115 milionë denarë
Saraj: 179 milionë denarë
Dibër: 120 milionë denarë
Bogovinë: 116 milionë denarë
Studeniçan: 129 milionë denarë
Dollnen: 97 milionë denarë
Kërçovë: 292 milionë denarë
Vrapçisht: 85 milionë denarë
Butel: 138 milionë denarë
Bërvenicë: 58 milionë denarë
Haraçinë: 53 milionë denarë
Likovë: 141 milionë denarë
Strugë: 183 milionë denarë
Tearcë: 55 milionë denarë
Çashkë: 36 milionë denarë
Shuto Orizarë: 177 milionë denarë
Sopishtë: 35 milionë denarë

The post Zekolli-Shaqiri: VLEN siguroi rreth 50 milionë euro investime për komunat me shumicë shqiptare appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy