
Nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujrave bëjnë të situr se ndalimi për lëvizje në pyje vazhdon deri më 30 shtator.
Për mosrespektim është paraparë gjobë prej 1.500 deri 2.000 euro në kundërvlerë të denarit.
Nga Ministria u bëjnë thirrje qytetarëve për kujdes të veçantë me qëllim parandalimin e zjarreve në hapësira të hapura.
“Është me rëndësi thelbësore që opinioni publik t’i kuptojë rreziqet, si dhe pasojat nga shfaqja e zjarreve në hapësira të hapura dhe me sjelljen e tij të kontribuojë në mbrojtjen dhe ruajtjen e pyjeve, pra të mjedisit jetësor, pronës dhe komuniteteve në tërësi”, thonë nga Ministria.
Theksojnë se edhe periudhën që vijon nuk është ulur rreziku nga shfaqja e zjarreve në ambient të hapur dhe se qytetarët duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm, pasi për shkak të temperaturave të larta rreziku i shfaqjes së zjarreve në hapësira të hapura ende mbetet i madh.
The post Zgjatet deri më 30 shtator ndalesa për lëvizje nëpër pyjet e Maqedonisë së Veriut appeared first on Telegrafi.