
Sofja zyrtare me reagime të ashpra pas deklaratav të kryeministrit Hristijan Mickoski, drejtuar ministrit të Jashtëm bullgar Georgiev, i cili paraprakisht e kishte quajtur Mickoskin kryeministër maqedono-verior.
Ministria e Jashtme bullgare në reagimin e saj është shprehur se deklaratat e Mickoskit janë të papërputhshme me normat minimale të dialogut diplomatik, si dhe parimet e fqinjësisë së mirë. Ministria e Jashtme bullgare e indinjuar edhe nga thirrja në Ministrinë e Jashtme të ambasadorit të saj në Shkup. Ka reaguar edhe kryeministri i Bullgarisë, Rosen Zheljaskov, i cili ka ftuar Mickoskin të kërkojë falje dhe të përmbushë detyrimet e marrëveshjes së vitit 2022.
“Narrativin dhe të shprehurit e kryeministrit Mickoski ia lëmë njohësve të Ezopit. Maqedonia e Veriut do të duhet t’i përmbahet konsensusit të vitit 2022 dhe të përmbushë obligimet e marra. Kolegu Mickoski duhet të gjejë mënyrë që të kërkojë falje, pasi kjo prish marrëdhëniet ndërfqinjësore, si dhe besimin, që në këto momente është tejet i brishtë. Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut, të bazuar në përmbushjen e obligimeve të marrëveshjes së vitit 2022 dhe marrëveshjes së fqinjësisë së mirë.”, – deklaroi kryeministri i Bullgarisë, Rosen Zheljaskov.
Kujtojmë se ditë më parë Bashkimi Evropian vendosi për shlyerjen e gjuhës dhe identitetit maqedonas nga raporti i progresit të Parlamentit Evropian.
The post Zheljaskov: Mickoski të kërkojë falje, Maqedonia e Veriut duhet t’i përmbushë obligimet nga marrëveshja e vitit 2022 dhe ajo e fqinjësisë së mirë appeared first on Telegrafi.