
Andrej Zhernovski, anëtar i Bordit Ekzekutiv të LSDM-së, vlerësoi se qeveria aktuale e udhëhequr nga OBRM-PDUKM përfaqëson “qeverisjen më të keqe” në historinë e pluralizmit maqedonas.
“Po shohim një rënie dramatike të cilësisë së qeverisjes në të gjitha nivelet, nga qeveria qendrore, përmes asaj lokale, deri te diplomacia. Rezultatet janë katastrofike”, tha Zhernovski për “TV24”.
Ai shtoi se pavarësisht kontrollit absolut të qeverisë, me shumicë në Kuvend, Presidencë dhe dominim në nivel lokal vendi po fundoset.
“Kemi një rënie në ekonomi, institucionet nuk funksionojnë, media nuk është e lirë dhe politika e jashtme është praktikisht jofunksionale”, theksoi ai.
Sipas tij, vendi është në një izolim të rëndë diplomatik.
“Nuk kemi ambasador në NATO, as në Danimarkë, e cila po merr presidencën e BE-së. Për një vit të tërë, asnjë ministër nga vendet fqinje të BE-së nuk e ka vizituar Maqedoninë”, theksoi Zhernovski./Telegrafi/
The post Zhernovski: Maqedonia është në një izolim të rëndë diplomatik appeared first on Telegrafi.