Ish-ambasadori, Andrej Zhernovski, shprehu qëndrimin e tij pasi OBRM-PDUKM e kushtëzoi Raportin e KE-së mbi progresin e vendit në rrugën drejt BE-së si një “raport të vogël”.

Ai tha se një veprim të tillë mund të bëjë vetëm një kryeministër i papjekur.

“Të guxosh ta quash një dokument kaq të rëndësishëm për shtetin si Raporti i Komisionit Evropian një “raport të vogël”, duhet të jesh një Kryeministër i papjekur”, thotë Zhernovski.

Pas publikimit të raportit vjetor të Komisionit Evropian, partia në pushtet OBRM-PDUKM e quajti dokumentin nga Brukseli një “raport të vogël”, duke vlerësuar se është pjesë e “kushtëzimit dhe presionit politik” dhe se “raporte të vogla” të tilla dhe të ngjashme do të vazhdojnë derisa të mbyllet mosmarrëveshja me Bullgarinë./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";