Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj zhvillimeve të fundit që prekin Inspektoratin për Zbatimin e Gjuhëve, institucionin kyç për mbikëqyrjen e ligjshmërisë në përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe.

“Prej më shumë se katër muajsh, inspektorët e këtij institucioni nuk kanë marrë pagat, nuk kanë sigurim shëndetësor, as mbulim social”, reagojnë nga BDI.

Reagimi i plotë i BDI-së:

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj zhvillimeve të fundit skandaloze që prekin drejtpërdrejt Inspektoratin për Zbatimin e Gjuhëve, institucionin kyç për mbikëqyrjen e ligjshmërisë në përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Prej më shumë se katër muajsh, inspektorët e këtij institucioni nuk kanë marrë pagat, nuk kanë sigurim shëndetësor, as mbulim social.

Kjo nuk është thjesht një padrejtësi sociale – kjo është një strategji e qëllimshme për t’i larguar profesionistët që janë trajnuar dhe licencuar me vite për të mbrojtur ligjin.

Ky është kapitulli i radhës në një ofensivë të organizuar kundër statusit të gjuhës shqipe në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Fillimisht, institucionit iu mor pavarësia, duke u futur nën Ministrinë e Drejtësisë, me qëllim kontrolli dhe varësie politike.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Tani, me mosdhënien e pagave dhe shpërfilljen e funksionit të tyre, synohet shkatërrimi përfundimtar i këtij mekanizmi mbikëqyrës.

Në të njëjtën kohë:

• Gjykata Kushtetuese po shqyrton kushtetutshmërinë e vetë Ligjit për Gjuhët,
• Institucionet nuk po e zbatojnë ligjin në praktikë,
• Web-faqet e ministrive dhe ndërmarrjeve publike janë fshirë nga përmbajtjet në shqip,
• Dokumentet zyrtare po publikohen ekskluzivisht në maqedonisht,
• Dhe tani, po goditet edhe institucioni që mbikëqyr zbatimin e ligjit.

Kjo nuk është neglizhencë. Ky është një plan i mirëpërgatitur për të çmontuar çdo gjë që është ndërtuar rreth përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe në vend.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ky është momenti që nuk duron më asnjë ditë heshtje. Çdo heshtje tani është bashkëfajësi nesër.

Thirrja jonë shkon për të gjithë – pa dallim etnie, partie, apo pozite shoqërore.

Përfaqësues të shoqërisë civile, qytetarë, intelektualë, media, partnerë ndërkombëtarë – tani është koha të ngrisim zërin.

Gjuha shqipe nuk është dekor. Është e drejtë kushtetuese, është barazi, është dinjitet.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Zhvillimet në Inspektoratin për Zbatimin e Gjuhëve, BDI: Po shkatërrojnë shtyllën kryesore të Ligjit për shqipen appeared first on Telegrafi.