Projektligji për amnisti, i përgatitur nga Ministria e Drejtësisë, i cili pritet të miratohet në seancën e ardhshme të qeverisë dhe që do të mundësojë lirimin dhe uljen e dënimeve me burg për krime të lehta, sipas Avokatit të Popullit Naser Ziberi, do të jetë një kontribut në zbutjen e situatës në të cilën ndodhen aktualisht burgjet.

“Supozoj se për këtë hap ka vendosur propozuesi, Ministria e Drejtësisë, duke pasur parasysh gjendjen jashtëzakonisht të keqe në burgjet tona, e veçanërisht në Idrizovë, ku është vendosur popullata më e madhe e të burgosurve”.

“Sipas të dhënave të fundit nga Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve, 250 të burgosur do të lirohen, 1200 deri në 1400 prej tyre do t’iu ulet dënimi, që do të thotë gjithashtu se të burgosurit e tjerë do të lirohen më shpejt nga institucionet. Do të jetë një kontribut i drejtpërdrejtë në zbutjen e situatës. Por, sigurisht që nuk mjafton”, tha Ziberi.

Sipas Ziberit, nëse ligji nuk miratohet, situata në institucione do të vazhdojë të jetë jashtëzakonisht e vështirë dhe Qeveria do të duhet t’i drejtohet Kuvendit për të shpallur gjendjen e krizës në këtë pjesë të Komunës së Gazi Babës. Sipas Ziberit, as kjo nuk është zgjidhje./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Ziberi: Amnistia duhet të lehtësojë gjendjen në burgje appeared first on Telegrafi.