Brigada e Shkupit Kundër Zjarrit shua një zjarr në një banesa në rrugën “Metodij Shtorov-Sharlo” në Aerodrom të Shkupit ku humbi jetën një grua e palëvizshme.

Komandanti i Brigadës Kundër Zjarrit, Vlladimir Simonovski deklaroi se zjarri përfshiu pjesën e shtratit ku ka qenë gruaja dhe e cila ka qenë e vetëm në banesë, ndërsa për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, nuk ka mundur të dalë.

Nga MPB njoftojnë se rreth orës 21:00, në polici është raportuar për zjarr në banesë në rrugën “Metodija Shatorov – Sharlo”, në pronësi të M.SH (1955) e cila ka qenë në banesë dhe ka humbur jetën.

“Nga mjeku në orën 21:30 është konstatuar vdekja. Zjarri është shuar nga BKZ. Me urdhër të prokurorit publik, trupi është dërguar për autopsi”, thonë nga MBP.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ekipi i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe prokurori publik po kryejnë këqyerjen e vendit të ngjarjes për të vërtetuar shkaqet e zjarrit./Telegrafi/

Zjarr në një banesë në Aerodrom të Shkupit, humb jetën një grua shkruan Telegrafi.