Një zjarr ka shpërthyer pak pas orës 19:00 në lagjen Koltuk në Tetovë në një shtëpi në rrugën “Vukashin Simovski”.

Duke qenë se kjo lagje ndodhet në fillim të kodrës Baltepe, zjarr i madh shihej nga i gjithë qyteti.

Nga Njësia Territoriale e Zjarrfikësve të Tetovës kanë bërë të ditur se janë duke intervenuar për shuarjen e zjarrit dhe kanë dërguar katër makina zjarrfikëse.

Zjarri i madh është shuar, ndërsa një pjesë e qytetit ka ngelur pa energji elektrike.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për momentin nuk ka të dhëna të tjera në lidhje me këtë zjarr./Telegrafi/

Zjarr në një shtëpi në Tetovë, një pjesë e qytetit mbetet pa energji elektrike shkruan Telegrafi.