Qendra për Menaxhim me Kriza sot pasdite informoi se po e ndjek gjendjen me zjarrin në lagjen Trubarevë të Shkupit në Komunën e Gazi Babës.
Nga QMK njoftojnë se gjashtë automjete zjarrfikëse, dy helikopterë edhe një er-traktor e shuajnë zjarrin në Trubarevë.
Gjatë ditës, në orën 13:38, përmes numrit të vetëm numrit të vetëm të emergjencës 112 u raportua një zjarr në një stallë të destinuar për ruajtjen e materialeve elektrike të mbeturinave.
“Zjarri shpejt shkaktoi tym të zi të dendur dhe u përhap në disa ndërtesa përreth. Menjëherë vendosëm koordinim dhe u informuan shërbimet kompetente për situatën në terren, duke marrë udhëzime për veprime të mëtejshme”, deklaruan nga QMK.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";