
Zjarri afër fshatit Nikoliq në komunën e Dojranit, aktiv tashmë ditën e tretë, e kaloi kufirin dhe u zgjerua edhe në anën greke, ndërsa po intervenojnë forca zjarrfikëse tokësore dhe ajrore të Greqisë.
Siç informojnë nga shërbimi zjarrfikës i Greqisë, zjarri është në rajonin e Liqenit të Dojranit afër Kilkis (Kukush), ndërsa po shuhet me 60 zjarrfikës me tre ekipe këmbësorike, 17 automjete, dy aeroplanë dhe një helikopter, ndërkaq po ndihmojnë edhe cisterna dhe automjete të komunës.
Për zjarrin afër Dojranit, Greqia dërgoi dy aeroplanë zjarrfikës të llojit kanader CL-415 dhe dy automjete zjarrfikëse me tetë zjarrfikës, pas kërkesës bilaterale për ndihmë drejtuar nga QMK drejt Qendrës së vetme koordinuese për operacione dhe menaxhim me kriza të Greqisë.
Sot pasdite në orën 18:00 sipas kohës lokale dy kanaderë fluturuan nga Selaniku, ndërsa forcat ajrore që ishin dërguar, tashmë po intervenojnë.
The post Zjarri afër Dojranit zgjerohet edhe në territorin grek, po intervenojnë edhe zjarrfikësit e Greqisë appeared first on Telegrafi.