Tetë familje nga Gostivari kanë mbetur pa kulm mbi kokë për shkak se mëngjes rreth orës 5:00, hapësirat ku ata banonin u dogjën plotësisht.

Sipas informacioneve të bara, zjarri është shpërndarë diku rreth orës 5 dhe shumë shpejtë është shpërndarë. Nga zjarri mbetën pa kulm tetë familje të cilët janë edhe raste sociale.

Ende nuk dihen arsyet e zjarrit, ndërsa familjet tashmë kërkojnë akomodim, për shkak se, siç thonë ata, zjarri dogji gjithë pronën e tyre.

Për shkak të vjetërsisë së objekteve dhe materialit që digjet, ndërhyrje e zjarrfikësve nuk ka qenë efikase edhe pse zjarri shumë shpejtë është lokalizuar./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Zjarri dogji katër baraka në Gostivar, tetë familje mbetën pa kulm mbi kokë shkruan Telegrafi.