
Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se po e ndjekin gjendjen me zjarrin në Trubarevë të Shkupit dhe se shërbimet e saj janë të përgatitura të veprojnë në përputhje me kompetencat e tyre.
“E informojmë opinionin publik se Ministria e Shëndetësisë po e ndjek nga afër gjendjen me zjarrin në Trubarevë të Shkupit. Jemi në koordinim të vazhdueshëm me të gjitha institucionet kompetente. Shërbimet e Ministrisë janë të gatshme të veprojnë me kohë në kuadër të kompetencave të tyre, në varësi të zhvillimit të mëtejshëm të ngjarjeve”, informuan nga Ministria e Shëndetësisë.
Siç bëri të ditur Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), në zjarr janë pëfshirë objektet e “F-Gropacionit”, që merret me mbeturinat elektronike.
Zjarri, i cili shpërtheu pas orës 13 e shuajnë gjashtë automjete zjarrfikëse me mbi dhjetë zjarrfikës, automjete të specializuara, një aeroplan er-traktor të DMSH dhe dy helikopterë.