Zjarri që shpërtheu dje pasdite rreth orës 14:00 në afërsi të Gërçishtes së Vallandovës dhe që kërcënoi të përfshijë shtëpitë e para në fshat ende nuk është vënë nën kontroll.

Sipas informacionit nga zëvendësdrejtori i NP “Pyjet e Maqedonisë”, Kire Mihailov, të publikuar në profilin e tij në Facebook, zjarri ka katër pika kritike dhe ato janë përfshirë që nga orët e hershme të mëngjesit.

“Për fat të keq, dy kolegë nga NP “Pyjet e Maqedonisë” u lënduan lehtë në zjarrin e djeshëm, ku njëri prej tyre mori mbështetje me oksigjen, ndërsa tjetri u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm të Strumicës për ndihmë të mëtejshme. Gjatë ditës së sotme, përparësi është mbrojtja e fshatrave Marvinci dhe Balinci dhe sigurisht gjithçka tjetër pas kësaj”, njoftoi Mihailov.

Ai shtoi se sot katër degë të NP “Pyjet e Maqedonisë” do të dërgojnë edhe 25 punëtorë me automjete dhe pajisje përkatëse, të cilët do t’u bashkohen ekipeve të shuarjes së zjarrit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas informacioneve të mëngjesit nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK), përveç zjarrit midis fshatrave Gërçishtë dhe Marvinci, zjarr ka edhe në komunën e Bogdancit në këtë rajon, në segmentin nga diga e Paljurcit deri në Bogdanci, ku digjet bimësi e ulët dhe shkurre.

The post Zjarri në Vallandovë ende nuk është vënë nën kontroll, dje lëndime të lehta morën dy të punësuar appeared first on Telegrafi.