Kryeministri Zoran Zaev, sot pasdite do të takohet me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti. Këtë për AIM e kanë konfirmuar nga Qeveria.

Prej atje thanë se ky takim është në kuadër të takimeve të kryeministrit Zoran Zaev dhe kryetarit të ri të LSDM-së Dimitar Kovaçevski, me partnerët e koalicionit qeveritar, me qëllim të konstituimit dhe shkëmbimit të mendimeve për programin e qeverisë së re.

Takimi vjen pas dorëheqjes së Zoran Zaevit nga pozita e kryetarit të LSDM-së dhe marrjes zyrtare të partisë nga ana e kryetarit të ri të LSDM-së, Kovaçevskit.

Ndërkohë, sipas “Deutche Welle” Zoran Zaev, do të tërhiqet edhe nga posti i kryeministrit pas fjalimit vjetor të presidentit Stevo Pendarovski, dhe mandatari i ri do të jetë Dimitar Kovaçevski./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Zoran Zaev sot do të takohet me Ali Ahmetin në qeveri appeared first on Telegrafi.