Zëvendësministrja e Shëndetësisë Maja Manoleva, nuk pajtohet me vendimin dhe mënyrën e shkarkimit nga detyra të drejtorit aktual të Klinikës së Kardiokirurgjisë, Sashko Jovev.

Manoleva tha se të gjitha vendimet duhet të bazohen në fakte dhe argumente, duke thënë se nuk i di arsyet pse ministri Fatmir Mexhiti vendosi për një lëvizje të tillë.

“Nuk jam dakord me vendimin për shkarkimin e tij dhe as me mënyrën se si është shkarkuar. Të gjitha vendimet duhet të bazohen në fakte dhe argumente. Edhe si person edhe si bartës i posteve publike, aq më tepër që nuk i di arsyet e shkarkimit të profesor Jovevit”, thotë doktoreshë Manoleva.

Shkarkimi i doktor Jovevit shkaktoi një sërë reagimesh në publik. Ministri në daljet e tij publike theksoi se drejtorin e ka shkarkuar për shkak të keqpërdorimeve të rënda të orarit të punës dhe menaxhimit të klinikës, ndërsa doktor Jovev dhe ekipi i tij ligjor thonë se pas shkarkimit fshihen motive politike dhe revanshizëm./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Zv.ministrja e Shëndetësisë Maja Manoleva nuk pajtohet me shkarkimin e Jovevit shkruan Telegrafi.