Punimet në bulevardit “Video Smilevski Bato” filluan para një muaji por, ato nuk zgjatën shumë.

Në këtë hapësirë nuk ka asnjë tabelë njoftuese për këtë projekt. Nga komuna e Tetovës thonë se punët do të intensifikohen në shtator dhe se vonesat janë bërë për shkak të procedurave pronësore juridike.

“Punimet për vazhdimin e bulevardit “VS Bato” sapo kanë filluar. Planifikojmë që në muajin shtator të rrisim intensitetin e punimeve, për shkak të mbarimit të të gjitha procedurave pronësore-juridike”, thanë nga Komuna e Tetovës.

Ky bulevard fundin duhet të ketë në fshatin Poroj, ndërsa qëllimi është që të shmang komunikacionin që shkaktohet në lagjen Drenovec. Hapja e këtij bulevardi do të ndihmojë edhe qarkullimin për në Kosovë. Një kilometër i këtij bulevardi u hap në vitin 2020, ndërsa investimi në atë kohë ishte nga Banka Botërore./TV21/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Zvarritet vazhdimi i bulevardin “Bato, Komuna e Tetovës: Problem janë pronat, në shtator intensifikohen punimet appeared first on Telegrafi.