Tashmë nga 1 tetori i këtij viti, qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të paguajnë 30 për qind më lirë roaming gjatë udhëtimeve të tyre në vendet e Bashkimit Evropian.

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu thotë se vijon 30% ulje edhe në vitin 2026, ndërsa nga viti 2028, ministri thotë se do të hiqet roamingu me vendet e BE-së.

“Qytetarët tanë dhe biznesi nga RMV-ja, kur të shkojnë jashtë shtetit, tashmë kanë 30% shpenzime më të vogla për roaming dhe e kundërta, qytetarë të BE-së, ose bizneset që janë pjesë e procesit dhe aktivitetet i kanë në RMV, do të kenë 30% ulje”.

“Gjithashtu definuam aktivitete, “road map”, në të cilat në vitin 2026 gjithashtu do të ketë ulje për 30% dhe pritet në vitin 2028, çmimet për roaming të jenë njëjtë si çmimet për ata shërbime që i kanë në tregun vendor, kjo do të thotë se në vitin 2028, të njëjtat çmime do t’i kemi, si brenda, ashtu edhe jashtë shtetit”, tha Aliu.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Zvogëlohet çmimi i roamingut për qytetarët e Maqedonisë së Veriut appeared first on Telegrafi.