Avokati i Popullit, Naser Zyberi tha se para 10 ditëve është takuar me kreun e BDI-së për të diskutuar kandidatin për kryeministrin e parë shqiptar në RMV, në 100 ditët e fundit të kësaj Qeverie.

Zyberi në një deklaratë për “TV21” tha se i ka ka treguar Ahmetit se nuk mendon se është mirë që ai të jetë kandidat për postin e kryeministrit të parë shqiptarë, pasi tashmë ka nisur projekte në institucionin e Avokatit të Popullit.

“Unë para dhjetë ditësh kisha takim me kryetarin Ahmeti në të cilën duhej ta diskutojmë çështjen e kandidatit për kryeministër.

Ai i shtroi të gjitha opsionet e mundshme, konstelacionin e raporteve në skenën politike ndërsa unë shpreha pikëpamjet e mia rreth çështjes së angazhimit tim eventual. Thash se nuk është mirë që në tre muajt e fundit të braktiset ky institucion dhe pastaj të mos dihet si do të zhvillojë aktivitetin e mëtutjeshëm, për çka Ahmeti ishte plotësisht dakord”, tha Zyberi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Zyberi: Nuk është mirë që në tre muajt e fundit të braktis funksionin e Avokatit të Popullit për tu bërë kryeministër shkruan Telegrafi.