Sot në Kuvendin e RMV-së është zyrtarizuar grupi parlamentar i subjektit VLEN-n. Koordinatori Bekim Qoku tha se VLEN i numëron 9 deputetë ndërkohë që presin që ky numër të rritet, që siç tha, ditët në vijim do të shtohet edhe deputeti i 10 dhe 11.

Qoku tha se me 10-të deputetë, janë Grupi Parlamentar më i madh në Kuvendin e RMV-së.

“Jam këtu që t’ju informojë edhe zyrtarisht se grupi parlamentar VLEN i numëron 9-të deputetë ndërsa në ditët në vijim besoj se do të na shtohet edhe deputeti i 10-të dhe më pas edhe i 11-ti dhe pse jo edhe i 14-ti dhe kështu praktikisht, me 10-të deputetë jemi grupi më i madh parlamentar shqiptar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, tha Qoku.

The post Zyrtarizohet grupi parlamentar i VLEN-it, koordinator do të jetë Bekim Qoku appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";