
Me siguri ju ka ndodhur të pyesni veten sesi ia bëjnë femrat japoneze të jenë kaq elegante, të shëndetshme dhe të tonifikuara. Gjenetika ka një rol të rendësishëm në formën e tyre fizike. Por nuk mjafton me kaq. Ato kanë trashëguar nga kultura e lashtë japoneze ritualin e të pirit ujë menjëherë pas zgjimit.
Konsumimi i ujit ka një rëndësi jetike. Së pari, trupi ynë përbëhet nga rrth 70% ujë dhe për këtë arsye duhet të mbajmë gjithmonë të freskët e të hidratuar. Mospirja e ujit ose dehidratimi ndikon në shfaqjen e shumë sëmundjeve si; artriti reumatoid, migrena, hipertensioni, obeziteti, hemorroidët, kanceri i gjirit dhe infeksionet renale. Living ju zbulon më poshtë 5 efektet pozitive të pirjes së ujit me mjaltë:
1. Ndihmon në largimin e toksinave nga trupi: Uji me mjaltë ndihmon në prodhimin e qelizave muskulare dhe qelizave të reja të gjakut, si dhe eliminon toksinat.
2. Riaktivizion maetabolzimin: Pirja e ujit me mjaltë i ujit rrit aktivitetin e metabolzimit me gati 24 % dhe ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në sistemin tretës. Nëse e ndiqni këtë ritusl menjëherë pas zgjimit do të pastroni zorrën e trashë dhe kështu absorboni më lehtë ushqimet.
3. Mban nën kontroll dispepsinë: Dispesia shkaktohet nga rritja e aciditetit në stomak. Dhe për pasojë ju shfaqet edhe urthi, i cili rikthen aciditetin ën ekzofag. Kur pini ujë me mjaltë e mbani nën kontroll atë.
4. Ndihmon që të keni flokë të shëndetshëm: Rreth ¼ e flokëve përbëhët nga ujë, kështu që është e rëndësishmë të mbajmë nën kontroll këtë raport. Dehidratimi çon në dëmtimin e flokëve, i bën më të hollë dhe të dobët. Pini vazhdimisht ujë me mjaltë që të keni flokë të shëndetshëm,
5. Forcon sistemin imunitar: Uji me mjaltë balancon sistemin limfatk dhe forcon imuniteti, kësisoj mund të jetoni gjatë dhe shëndetshëm.