Ndonjëherë, nuk e kuptojmë që kemi të bëjmë me eprorë, kolegë dhe ambient pune toksik.

 

Rutina të rrëmben në vorbullën e vet, ndaj është e vështirë ta identifikosh nëse ambienti ku ti shkon çdo ditë dhe punon është apo jo toksik. Ka disa shenja që e tregojnë këtë, si për shembull:

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Tejkalimi i limiteve
Nëse ti ke një limit mbi një shaka, orar, apo diçka që nuk e toleron dhe kolegët apo eprorët e shkelin, po, ke të bësh me një ambient toksik pune.

 

Kultura e thashethemeve
Nëse në mbledhje, në kafe, në restorant e kudo bëhen thashetheme rreth kolegëve, atëherë na vjen keq, por po punon në një mjedis frustrues.

Kërkesa të shumta, të cilat tejkalojnë pagesën tënde
E ke parasysh atë shprehjen: “Nuk paguhem aq shumë sa ta bëj?”. E gjen veten shpesh duke e thënë me vete? Atëherë e di përgjigjen.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Mungesa e vlerësimit
Nëse gabimet e tua vihen re gjithmonë, por jo arritjet, atëherë eprorët e tu nuk e dinë shumë mirë si funksionon puna jote.

 

Rezultatet mbi gjithçka
Kur rezultatet janë më të rëndësishme se stresi dhe mirëqenia jote, atëherë duhet të të themi se mjedisi yt i punës ushtron një presion shumë negativ në jetën tënde.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";