“PD duket si mbeturinë e Partisë së Punës”/ Revoltohet Alizoti: Ai foli për veten e tij, partia e punës është Kristaq Rama

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“PD duket si mbeturinë e Partisë së Punës”/ Revoltohet Alizoti: Ai foli për veten e tij, partia e punës është Kristaq Rama

Deputeti demokrat Tomorr Alizoti i është përgjigjur deklaratës së kryeministreit Rama i cili në Kuvend e akuzoi PD-në se kur flet për krizën e cmimeve duket si mbeturinë e Partisë së Punës, duket se e ka revoltuar deputetin demokrat Tomor Alizoti.

Në një dalje për media ai tha se Rama nuk ka moral të bëjë moral, pasi Partia e Punës janë njerëzit e tij Kristaq Rama dhe Spiro Koleka.

“Me ngacmoi deklarata e kryeministrit i cili tha se “PD ka marrë tiparet e Partisë së Punës”. Ca gjera mund të qëndrojmë dhe ca gjëra jo. Njeriu që nga ana biologjike ka prejardhje të një xhelati, i biri i Kristaq Ramës dhe nipi i Kolekës, bridhte në rrugët e Bllokut, kur ne vuanim burgjeve, dhe vishte çorapet e kuqe. Partinë e Punës e ka njohur ai më mirë se kurrë. Ai duhet të jetë krenar që është pinjoll i Partisë së punës. Ai foli për veten e tij, partia e punës është Kristaq Rama dhe Spiro Koleka. Ai ka ikur të shëtisë, dhe të merret me punë boshe. I vetmi individ është se i dalin shokët në televizion dhe i bëjnë moral”, tha ai

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy