Klevis Balliu kritikon Bashën: Gabove që përjashtove Berishën, armiku është Rama

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Klevis Balliu kritikon Bashën: Gabove që përjashtove Berishën, armiku është Rama

Ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu është në një ndër zërat që ka dalë kundër kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, që përjashtoi ish-kryeministrin Sali Berisha nga grupi parlamentar.

 

Përmes një postimi në “Facebook”, Balliu deklaroi se ky është një vendim i gabuar sepse Berisha është figurë historike. Ai shtoi se Partia Demokratike duhet të përqendrohet në luftën kundër kryeministrit Edi Rama.

 

Advertisement

“Vendimi për përjashtimin e Sali Berishës është një vendim i gabuar që nuk i kushton vetëm Partisë Demokratike por i kushton shumë opozitarizmit në Shqipëri. Nuk merren vendime të momentit për politikanë të gjithëkohshëm. Ai ka qenë, është dhe do të mbetet zëri më i fuqishëm opozitar me denoncimet e tij që nga avionët e drogës e deri tek kapja e shtetit. I gjithë lidershipi i Partisë Demokratike ishte kokëulur në selinë e PD përballë simpatizantëve demokratë. Asnjë fitore e PD nuk mund të quhet e tillë nëse ajo vjen duke shkelur të drejtat e demokratëve e aq më tepër të liderit historik të saj. Armiku dhe përballja është dhe duhet të jetë me Edvin Kristaq Ramën, njeriu i cili ka vjedhur shtetin, ka shkatërruar demokracinë, ka vjedhur shqiptarët dhe ka tradhëtuar Shqipërinë duke cënuar interesat tona kombëtare.”

 

Vendimi i Lulzim Bashës për të lënë jashtë grupit parlamentar Berishën përçau edhe më shumë demokratët. Disa mbështetës të Berishës e sulmuan Bashën një ditë më parë me fjalët “Turp”, “Tradhtar”, “O plehra”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy