
Hotel Flower në Golem mblodhi ditën e shtunë qindra miq dhe bashkëpuntorë në fushën e turizmit në nderim të Ahmet Çaçit, themeluesit të kompanisë që ndërtoi një model të qëndrueshëm turizmi përmes investimeve në turizëm dhe ndërtim.
Ahmet Çaçi I cili u nda nga jeta një vit më parë prej Covid, është një nga investitorët më të rëndësishëm në fushën e turizmit në Shqipëri nga Saranda në Tiranë.
Ndërtimi I hotel Floëres në Golem dhe më pas zgjerimi me Floëer Gardens (ish hotel Pameba) I ka dhënë një dimension të ri turizmit në zonë duke imponuar standarte të larta dhe skemë efikase menaxhimi.
Gjatë ceremonies u shfaq një film dokumentar dhe përmes një ceremonie të thjesht ju dorëzuan familjarëve disa tituj dhe çmime që nderojnë zotin Çaçi pas vdekjes.
Kështu Bashkia e Sarandës i ka dhënë Ahmet Çaçit certfikatë mirënjohje për rolin e tij në investimet në zhvillimin e turizmit në Sarandë ndërsa Këshilli Bahskiak pritet të miratoj në mbledhjen e radhës titullin “Qytetar nderi”.
Bashkia e Tepelenës dhe Këshilli Bashkiak I kanë akorduar titullin “Qytetar nderi”, të cilin ja dorëzoi kryetari I Bashkisë Tërmet Peçi..
Bashkia Kavajë I ka vendosur emrin një rrugë në zonën afër hotel “Flower” në Golem në nderim të investimeve të tij në atë zonë. Shoqata e operatorëve turistikë kombëtarë po ashtu I ka akorduar një çertifikatë mirënjohje.
Ceremonia ishte një rast I mirë për të nderuar punën e tij dhe për të nxitur përfundimin e projektevve që la ende të hapura me ikjen e tij.