Familja Beckham i shijoi pushimet në Florida dhe paparacët nuk kanë munguar.

 

Ata kanë fotografuar vajzën 11-vjeçare të çiftit, Harper Beckham me një jet-ski në ishullin Key Biscayne.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mirëpo qejfi që Harper bëri me jet-ski mund t’i fusë prindërit e saj David dhe Victoria në probleme. Ligjet e shtetit ndalojnë këdo nën 14 vjeç të ngasin një jet-ski dhe dënimi paguhet me një gjobë ose 12 muaj burg.

 

Harper, e cila kishte veshur një jelek shpëtimi të zi, shoqërohej nga një grua e panjohur më e madhe se ajo. Në këtë moment, prindërit e saj ishin në jahtin e tyre duke shijuar pije me djalin e tyre Romeo, 19 vjeç. Pak më vonë, i njëjti jet-ski u përmbys me katër persona në bord. Një agjenci lokale për mbrojtjen e ujit e quajti çiftin ‘të pamatur’ për lejimin e vajzës së tyre të vogël të drejtonte jet-ski. Një zëdhënës i Komisionit për Ruajtjen e Peshkut dhe Kafshëve të Egra në Florida tha: “Është e pamatur të lejosh me vetëdije një fëmijë të mitur të ngasë një jet-ski në një rrugë ujore publike. Është shumë e thjeshtë, ligji e ndalon”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";