“Dua nuse për djalin”, të qeshura në studio pas përgjigjes së Meri Gjinit për telefonuesen

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Dua nuse për djalin”, të qeshura në studio pas përgjigjes së Meri Gjinit për telefonuesen

Astrologia Meri Gjini iu përgjigj pyetjeve të publikut gjatë emisionit “Mes’dritë” në Vizion Plus, së bashku me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.

Këtë të enjte, emisioni solli një format të ri: pyetjet e shikuesve nuk dërgohen me shkrim, por pranohen telefonata direkte nga publiku, ku u shfaq një interes mjaft i madh për temat astrologjike.

Një moment i veçantë u krijua kur një telefonuese pyeti për fatin e djalit të saj dhe për mundësinë e gjetjes së një nusje. Meri Gjini iu përgjigj me humor: “E ndriti Meri për vete dhe t’i gjejë të tjerëve,” duke shkatuar të qeshura në studoi, por sqaroi se nuk kishte pasur këtë qëllim.

Megjithatë, astrologia dha lajme të mira për djalin e telefonueses: Ai është duke vendosur pikat mbi “i” dhe pritet një zhvillim i fuqishëm në karrierë gjatë vitit të ardhshëm. Sa i përket anës personale, Meri parashikon se në vitin 2027, realizimi i marrëdhënieve dhe gjetja e nuses do të ndodhë në mënyrën më të mirë.

Advertisement

/vizionplus.tv

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy