Turmat në veri në Londrës janë mbledhur të hënën në mëngjes për të parë një mural në formë druri në trupin e një ndërtese, që rezulton se është puna e artistit të rrugëve Banksy-t.

Arti i krijuar në ndërtesën e banimit në rrugën “Hornsey”, e ka marrë vëmendjen e fqinjëve dhe kalimtarëve.

Banorët u kanë thënë agjencive të lajmeve se janë “krenarë dhe të lumtur” që artisti, identitet i të cilit mbetet sekret e ka përzgjedhur atë rrugë për muralin e ri.

Wanja Sellers, banore e lagjes, e cila jeton disa rrugë afër muralit, ka thënë se “ne jemi shumë të lumtur që Bansky e ka zgjedhur rrugën tonë për artin e tij”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ngjyrat e ndezura të gjelbërta përfaqësojnë Islingtonin, i cili është i lezetshëm, dhe natyrisht, Ditën e Shën Patrikut, e cila është e mirë dhe festive”.

“Përzgjedhja e ngjyrave të lagjes sonë e bën të duket si mesazh personal për banorët. Jemi shumë krenarë”.
Ngjyra e gjelbër e ndezur është përhapur në ndërtesë, në formë druri, duke krijuar përshtypjen e një gjetheje.

Në të shihet edhe një person që mban një zorrë presioni në dorë.

Bansky e ka konfirmuar si gjithmonë punën e tij përmes llogarisë në Instagram dhe faqes që ka./Living/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";