ASHMAA ua tërheq vëmendjen mediave: Publikoni informacione të sakta për aksidentin në Bullgari

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele apelon që mediat të raportojnë pa sensacion për aksidentin e autobusit në Bullgari dhe të udhëhiqen ekskluzivisht nga standardet dhe parimet profesionale gazetareske.

“Informacionet duhet të jenë të sakta dhe të verifikuara, ndërsa nëse nuk mund të konfirmohet ose është supozim duhet thënë ose publikuar.

Duke i pasur parasysh përmasat e tragjedisë, Agjencia apelon nga transmetuesit që të rregullojnë programin e tyre dhe të transmetojnë përmbajtje të përshtatshme për ngjarje të tilla, përkatësisht të mos transmetojnë program argëtues. Në të njëjtën kohë, nëse kanë mundësi, të ndalojnë transmetimin e reklamave, theksohet në kumtesën.

ASHMAA ua tërheq vëmendjen mediave: Publikoni informacione të sakta për aksidentin në Bullgari shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy