
Gerard Pique dhe partnerja e tij Clara Chia po shijojnë pushimet në Dubrovnik të Kroacisë, larg zhurmave mediatike që i ‘pushtoi’ kohët e fundit. Çifti i famshëm kanë zgjedhur që pushimet të mos i kalojnë vetëm, por me familjarët e tyre. Me ta ndodhen prindërit e Gerard, Joan Pique dhe Montserrat Bernabeu dhe vëllai i tij, Marco së bashku me gruan Maria.
“Këto pushime janë vendimtare për ta, sepse ata janë përballur me sfida të shumta kohët e fundit, duke përfshirë konfliktet publike me ish-partneren e Pique-s, Shakirën. Një arratisje paqësore në Kroaci u dha atyre një pushim shumë të nevojshëm dhe një mundësi për të rifituar shpirtrat e tyre në shoqërinë e të dashurit e tyre”, shkruan media spanjolle “Lecturas”.
Sjellim në vëmendje se ish-futbollisti së fundmi i është përkushtuar projektit të Ligës Mbretërore për të cilën organizoi edhe festë në një klub nate. Të pranishmit aty e ndërprenë duke i kënduar këngët e ish të dashurës së tij Shakirës, gjatë kohës që ai po mbanë fjalimin.