
Është e rëndësishme t’i kushtosh rëndësinë e duhur rutinës së mëngjesit, sepse ajo çka bëjmë orët e para të ditës, sapo zgjohemi, ndikon në pjesën tjetër të ditës—edhe pse nuk e vëmë re.
Më poshtë do të lexoni për 5 gjera që duhen bërë sapo të zgjoheni për të nisur ditën me këmbë të mbarë dhe për ta kaluar atë të lumtur e plot energji.
Një mëngjes i shëndetshëm (dhe i ngrënë me qetësi)
S’ka gjë më të keqe se të zgjohesh vonë dhe të mos kesh kohë për të ngrënë mëngjes. Për të evituar atë që në çdo kuptim është vakti më i rëndësishëm i ditës, përgatisni gjithçka që duhet për mëngjes që në mbrëmjen para, në mënyrë që të mos e humbisni këtë vakt.
Çfarë të hani? Varet nga dita që ju pret. Nëse hani një mëngjes të shëndetshëm dhe të ekuilibruar, ai do të furnizojë ‘sprintin’ e duhur për të përballuar impenjimet e ditës dhe do t’ju garantojë përfitime më specifike (si p.sh rritja e metabolizmit ose të qenit më të bukur).
5 minuta (të paktën) stretching, yoga ose ushtrime
Përftiimet e ushtrimeve fizike të mëngjesit tashmë janë të provuara dhe disa prej tyre janë: energji më të mëdha, gjumë më cilësor dhe mundësia për të jetuar më gjatë. Nëse ju pëlqen yoga, kushtojini disa minuta stretching dhe ushtrimeve të frymëmarrjes. Qetësimi i mendjes sapo zgjoheni është një mënyrë e shkëlqyer për të qëndruar të përqëndruar gjithë ditën.
Nëse nuk keni kohë për një sesion ushtrimesh, mund të bëni 5 minuta ushtrime të lira për barkun, anësoret, ose shtyllën kurrizore.