
Reperi i njohur, Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi ka paralajmëruar të gjithë të bëhen gati. Ai ka postuar në Instagram një foto nga klipi i ri i këngës dhe ka treguar se do të publikohet të shtunën në orën 19:00.
Sakaq, reperi u bën thirrje të gjithë kolegëve, miqve, gazetarëve dhe mediave që të përgatiten.
Advertisement
“Te Shtunen Premier : “I smoke them“. Koleg, miq, shokë, shoqe, gazetarë & media bëhuni gati!”, ka shkruar Stresi, pa dhënë detaje lidhur me projektin e ri.
Kujtojmë që rreth një muaji më parë, Stresi e ka paralajmëruar projektin e tij, duke e cilësuar atë si një “bombë”.
Advertisement
“Duke medituar sepse muajin e ardhshëm do të ketë shumë bomba”, shkroi reperi më herët.