Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi po mbajnë edhe në pjesën e parë të këtij viti turizmin shqiptar.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, gjatë muajit Prill lëvizjet e shtetasve të huaj në vendin tonë u rritën me 18 herë në raport me një vit më parë, ku dominimin e turistëve e patën vendet e rajonit.

Vetëm gjatë Prillit në Shqipëri kanë hyrë 241 mijë shtetas të huaj, 80% e të cilëve ishin qytetarë nga shtetet në kufi me vendin tonë, me përjashtim të Greqisë.

Në raport me vitin 2019-ë, kur turizmi nuk kishte kufizime, lëvizjet e shtetasve të huaj këtë vit janë 40% më të ulëta. Numrin më të lartë të vizitorëve e ka Kosova me 136 mijë persona që kanë ardhur vetëm në prill, e ndjekur nga Maqedonia dhe Mali i Zi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pavarësisht pandemisë, ka nisur gjallërimi edhe i lëvizjes së shqiptarëve jashtë. Në prill numërohen 230 mijë shtetas nga vendi ynë që kanë kaluar kufirin, kundrejt 10 mijë daljeve që pati Prilli i kaluar.