Maqedonia dhe vendet e rajonit me pasojë të dëmshme nga ndotja e ajrit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sipas raportit të fundit të Agjencisë Evropiane të Mjedisit (EEA), ndotja e ajrit mbetet rreziku më i madh ekologjik ndaj shëndetit.

Shqipëria dhe Bosnja dhe Hercegovina kanë rezultatet më të këqija sa i përket vdekjeve për shkak të ndotjes së ajrit dhe ndodhen në fund të listën nga gjithsej 37 vende. Shqipëria ndodhen në vendin e fundit me 172 raste të vdekjes në 100 mijë banorë. Maqedonia ndodhet e teta për nga fundi me 120 raste të vdekjeve në 100 mijë banorë.

Më keq se Maqedoni janë Bosnja dhe Hercegovina, Romania, Bullgaria, Hungaria, Mali i Zi dhe Letonia. Te këto 37 vende, 28 vende janë nga BE, pesë vendet e Ballkanit Perëndimor, pa Kosovën.

Sipas të dhënave të agjencisë, cilësia e ajrit mes Evropës lindore dhe perëndimore dallon, kështu që në Islandë, e cila është në krye, vdekjet e parakohshme për shkak të kushteve të mjedisit janë 35 në 100 mijë banorë. Suedia, Norvegjia dhe Zvicra gjithashtu renditen në krye./Telegrafi/

Advertisement

Maqedonia dhe vendet e rajonit me pasojë të dëmshme nga ndotja e ajrit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy