Johnny Depp ka fituar gjyqin kundër ish gruas së tij, Amber Heard. Pas tri ditësh diskutim, juria vendosi në favor të aktorit duke i dhënë 15 milionë dollarë dëmshpërblim. Depp paditi ish partneren për shpifje pasi akuzohej se kishte ushtruar dhunë ndaj saj.

 

Heard u shpërblye me 2 milionë dollarë në kundërpadinë e saj kundër Depp.  Depp nuk ishte i pranishëm pasi ishte në Britaninë e Madhe në turne me legjendën e kitarës Jeff Beck.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Amber Heard tha në një deklaratë pas vendimit: “Zhgënjimi që ndjej sot është përtej fjalëve. Një mal provash nuk ishin të mjaftueshme për t’i bërë ballë fuqisë, ndikimit të ish-bashkëshortit tim. Jam shumë e zhgënjyer. Është një kthim pas. Unë besoj se avokatët e Johnny-t ia dolën mbanë që juria të anashkalonte çështjen kyçe të lirisë së fjalës dhe të injoronte provat që ishin aq bindëse sa fituam në MB. Më vjen keq që e humba këtë çështje. Kam më e trishtuar sepse kam humbur të drejtën që mendoja se kisha si një amerikane – të flas lirshëm dhe hapur”, tha aktorja.

 

Depp e paditi Heard-in për 50 milionë dollarë për një artikull të botuar në The Washington Post në dhjetor 2018.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ajo pretendonte se ishte “një figurë publike që përfaqëson abuzimin në familje”. Në fund të gjyqit 6 javor në Virxhinia, ekipi ligjor i aktorit i kërkoi jurisë “t’i kthente jetën Depp”, duke thënë se çështja nuk kishte të bënte me paratë, por me reputacionin dhe “lirimin nga burgu në të cilin ai ka jetuar 6 vitet e fundit”.

 

Gjatë gjashtë javëve të gjyqit, juria dëgjoi miqtë – duke përfshirë supermodelen Kate Moss – anëtarët e familjes, mjekët, terapistët dhe stafin në të kaluarën dhe të tashmen, të cilët punuan dhe kaluan kohë me ish-çiftin. Depp dhe Heard dëshmuan gjithashtu.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";