Në një përmbledhje të shkurtër rreth parashikmit të motit për këtë javë që presim përpara, mund të themi se ajo pritet relativisht e paqëndrueshme.

Përgjatë të gjitha ditëve duke nisur nga dita e sotme dhe deri ditën e premte moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Moti i vranët parashikohet kryesisht nga orët e mesditës deri ato të pasdites.

Paqëndrueshmëria e motit do të shoqërohet edhe me reshje shiu. Ditën e sotme si dhe ditën e enjte në zonën e jugut dhe pjesërisht atë të qendrës parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Lokalisht dhe në kohë afatshkurtër këto reshje do të jenë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me skarkesa elektrike dhe breshër.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për ditët e tjera të javës, në pjesën tjetër të territorit, parashikohen reshje shiu të dobta dhe lokale më tepër në relievet kodrinore dhe ato malore.