Mot i paqëndrueshëm sot, do të ketë reshje shiu

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mot i paqëndrueshëm sot, do të ketë reshje shiu
Vendi ynë parashikohet të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira dhe intervale kthjellimi.
Reshje shiu të herëpasherëshme që në orët e para të 24-orëshit, fillimisht në veri dhe qendër, gradualisht reshjet do të shtrihen edhe në jug të vendit.
Reshjet parashikohen të jenë me intensitet deri mesatar, hera-herës në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike. Lokalisht reshje në formë breshëri.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi 1 deri 8 m/sek, hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave era fiton shpejtësi deri në 15m/sek.
Temperaturat parashikohen:
vendet malore 13°C deri në 29°C
vendet e ulëta 17°C deri në 33°C
vendet bregdetare 16°C deri në 30°C

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy