Ata janë studentë të Fakultetit të “Histori-Filologjisë”, por mjaftë të apasioniuar pas artit dhe aktrimit. Nën drejtimin e profesoreshë Erenestina Gjergji Halili, prej vitit 2012 në këtë fakultet është ngritur “Klubi i Dramës”, ku të rinjtë kanë folur sot për veprën e fundit të vënë në skenë “Musine Kokalari”.

Të ftuar në “Vizioni i Pasdites” të moderuar nga Brikena Prifti në Vizion plus, disa nga anëtarët e këtij “Klubi” kanë treguar se si u bënë pjesë e këtij projekti.

Studentët kanë treguar se ka qenë këmbëngulja e profesoreshë Erenestinës, që ata sot të jenë pjesë e këtij klubi drame, ku secili prej tyre pavarësisht se nuk studion art, po tregojnë vlerat e tyre të aktrimit.

Sipas tyre profesoresha ka arritur të shohë tek secili prej talentin e veçantë që secili ka, dhe i ka afruar prej vitesh në këtë klub drame.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";