Kur bëhet fjalë për rritjen e fëmijëve, ne në njëfarë mënyre përfundojmë duke vendosur rregulla të ndryshme duke u bazuar nëse janë djem apo vajza.

 

Ndërsa shumë prindër e justifikojnë këtë ndryshim, ajo që ata humbasin në proces është shpërndarja e informacionit të duhur për gjininë e duhur.  Në një mënyrë të përgjithshme, mësimet rreth një vajze përqendrohen kryesisht në mbrojtjen e vetvetes, rregullat rreth një djali janë të përqendruara më shumë në ruajtjen e dinjitetit të prejardhjes familjare. Por ja çfarë duhet t’i mësoni djalit tuaj:

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ju nuk jeni një gjini superiore”

 

Edhe pse mund të jeni më i fortë për sa i përket forcës fizike, kjo nuk do të thotë se je më i fortë se motra jote apo se ndonjë vajzë tjetër. Ti je thjesht një pjesë e shoqërisë siç janë edhe vajzat.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ndihmo ata që kanë nevojë”

 

Mos kërko vetëm ndihmë nga të tjerët. Mos u ndje keq nëse ndihmon të tjerët. Gjithmonë jepi një dorë edhe atyre që as nuk i njeh. Hapja e një dere për dikë, ndihma e dikujt për të kaluar rrugën ose pjesëmarrja në një aktivitet shoqëror mund t’ju ndihmojë të mësoni gjëra të reja në jetë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Respektoji të gjithë”

 

Pavarësisht nga gjinia dhe mosha, respekto secilin që takon në jetë. Një person që mund të jetë më i ri për ju mund t’ju japë mësime të mira për jetën. Respekti nuk ka rregulla.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Zemërimi duhet të kontrollohet

 

Mos e shfry zemërimin, sepse gjinia juaj e ka bërë këtë gjithmonë! Mësoni si të ruani qetësinë tuaj gjatë periudhave agresive. Gjithmonë mbani mend që njerëzit largohen nga një person i zemëruar, por njerëzit gjithmonë do ta duan dikë që qëndron i qetë edhe në kohë të vështira.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mos i nënçmoni të tjerët

 

Edhe një herë, gjinia juaj nuk ju bën një qenie njerëzore superiore. Ju nuk keni të drejtë të nënçmoni asnjë person. Gjithmonë trajtojini njerëzit e tjerë me dhembshuri dhe mirësi. Edhe kur dikush nuk është aq i privilegjuar sa ju, duhet t’i tregoni respekt. Mungesa e privilegjeve të tyre nuk është shqetësimi juaj.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ji i butë

 

Ka një arsye pse “gentleman-et”adhurohen nga të gjithë. Mësoni të thoni fjalë të këndshme si “më fal”, “faleminderit” dhe “ju lutem”  kurdo dhe kudo që kërkohet. Të jesh një person i ndrojtur nuk është e këshillueshme, por të jesh me këmbë në tokë është gjithmonë e domosdoshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";