Nëse jeni gjumashë, me këto këshilla në orën 06:00 do të jeni në këmbë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nëse jeni gjumashë, me këto këshilla në orën 06:00 do të jeni në këmbë

Dita është e përbërë nga një mijë e katërqind e dyzet minuta, por prapë ato nuk janë të mjfatueshme. Takimet, punët e shtëpisë, shkolla, puna; me të gjitha këto gjëra, 24 orët e ditë snuk duken të mjaftueshme për të përmbushur gjithçka. Gjëja tjetër që bëhet më shpesh është të sakrifikosh kohën e pushimit për të realizuar të gjitha aktivitetet e nevojshme për t’u kryer.

Fjetja e duhur dhe zgjimi të paktën dy orë më herët mund t’ju ndihmojë të bëni gjërat tuaja pa sakrifikuar kohën e lirë.

Ata që zgjohen herët përfitojnë më shumë nga dita e tyre pa sakrifikuar gjumin ose kohën me familjen. Megjithatë, të zgjohesh herët është një dhuratë për njerëzit me një orë të shkëlqyer të trupit.

Sado që përpiqeni, nuk mund ta ndaloni trupin tuaj gjysmë të zgjuar ta shtyjë alarmin pa pushim të flejë edhe pesë minuta të tjera pastaj edhe pesëmbëdhjetë të tjera derisa të kthehet në një orë. Ju ngriheni më pas si i tërbuar dhe nxitoni si rrufeja për të kryer rutinën e mëngjesit. Por mund ta ndryshoni këtë zakon, të mësoni të stërvisni veten për të qenë një person mëngjesi.

Advertisement

Ndryshimet e vogla mund të sjellin rezultate të mëdha në rutinën tuaj të gjumit. Nëse ju, ashtu si shumica e njerëzve në këtë botë, e keni të vështirë të zgjoheni herat, atëherë këto këshilla do t’ju vlejnë shumë…

Gjeni gabimet në rutinën tuaj të zgjimit

Çfarë ju bën të zgjoheni vonë? E fikni alarmin dhe vazhdoni të flini sepse dhoma juaj është shumë e ftohtë? Gjetja e një zgjidhjeje për problemet që ju bëjnë të zgjoheni vonë mund t’ju ndihmojë ta ndreqni këtë gjë. Mbani një robdëshambër të ngrohtë afër krevatit dhe vendoseni telefonin tuaj diku ku s’mund ta arrani.

Vendosni të zgjoheni herët

Advertisement

Një shënim në mendje për t’u zgjuar më herët mund të ndihmojë trupin tuaj të përshtatet me një kohë më të hershme zgjimi. Para se të shkoni për të fjetur vendoseni me mendjen tuaj kur do të zgjoheni dhe ky veprim zvogëlon prodhimin e hormoneve të gjumit. Stimulimi i aktiviteteve konjitive si ato që kanë të bëjnë me shkollën dhe me punën mund të ndihmojnë trurin tuaj të zgjohet më shpejt dhe më mirë.

Rregulloni orën kur do t’ju bjerë alarmi

Rregulloni alarmin tuaj të telefonit, nëse keni tendencë të zgjoheni në 8 të mëngjesit, vendoseni atë në 7.45. Kështu filloni të mësoheni të zgjoheni në orën kur bie alarmi dhe më pas vendoseni edhe 15 minuta më herët. Bëjeni këtë derisa të arrini orën ideale të zgjimit.

Sigurohuni të flini mirë

Advertisement

Fjetja e mjaftueshme do tju ndihmojë të zgjoheni më herët.  Mungesa e gjumit do t’ju bëjë nervozë kur zgjoheni dhe do të rrisë gjasat për të ‘vjedhur’ më shumë nga koha e punëve apo aktiviteteve të tjera./ Living

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy