Probleme me nxehtësinë gjatë gjumit? Ndiqini këto këshilla

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Një gjumë i mirë natën është i rëndësishëm për të përpunuar informacionin gjatë gjithë ditës, si dhe për të rregulluar dhe rivendosur trupin fizikisht dhe mendërisht”, tha Ramlakhan për The Independent, transmeton lajmi.net.

Atëherë, çfarë mund të bëni për të qetësuar veten, në mënyrë që ta bëni gjumin si duhet?

Më poshtë do gjeni disa mënyra për t’ju ndihmuar të bëni gjumë më lehtë kur temperaturat janë të larta:

1. Vendosni mbulojën e shtratit në frigorifer për disa minuta (vendoseni në një qese plastike).

Advertisement

2. Mbushni një shishe me ujë të akullt dhe vendoseni në këto pjesë të trupit tuaj: gjunjë, kyçin e këmbës, kyçet, qafën, ijët dhe bërrylat.

3. Hidratojeni veten me krem pas diellit të bazuar në aloe vera, i mbajtur në mënyrë ideale në frigorifer.

4. Mbushni një shishe parfumi bosh me ujë të ftohtë dhe mbajeni pranë shtratit tuaj, spërkatni fytyrën, pjesën e pasme të qafës dhe pjesën e prapme të gjunjëve për qetësim.

5. Përdorni pizhama pambuku dhe çarçafë të hollë të pastër pambuku për shtratin tuaj. /Lajmi.net/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy