Të falësh dikë që të ka zhgënjyer, nuk është e lehtë. Lëndimet të bëjnë të ndihesh keq, humbet besimin te personi tjetër dhe arrin në atë pikë saqë vendos gjithçka në diskutim. Mirëpo disa njerëz nuk mendojnë kështu, pasi tolerojnë dhe i falin të tjerët lehtësisht. Ndaj, në këtë artikull ju sjellim 3 shenjat e horoskopit e të cilat falin shumë lehtë.

 

Dashi

Një personi të kësaj shenje i mjafton një kërkesë e sinqertë për falje për ta hedhur pas krahëve një zhgënjim. Në fakt,  është një shenjë që mban shumë mëri, por është e aftë ta harrojë gjithçka dhe të sillet si më parë, sikur të mos kishte ndodhur gjë. Madje edhe besimin te personi që e ka zhgënjyer, një Dash nuk e humbet kurrë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Gaforrja

Gaforrja është një shenjë e ndjeshme, empatike dhe e paaftë për të ndier mëri. Është e aftë të harrojë dhe të nisë sërish nga e para. Personat e kësaj shenje mundohen t’i justifikojnë veprimet jo të mira ndaj të tjerëve, duke analizuar arsyet e atyre sjelljeve. Në rast se dikush e zhgënjen për herë të dytë një Gaforre, ajo kapet pas vetes duke menduar se nuk e ka kuptuar pendesën “e sinqertë” të dikujt.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Peshorja

Peshorja e ka të nevojshme të kërkojë ekuilibirin brenda vetes dhe i urren konfliktet. Nuk i pëlqen tëkalojë kohë duke diskutuar të njëjtat gjëra, por beson edhe se gabimet nuk e bëjnë dikë një person të keq. Sigurisht që për të merituar faljen e një personi të kësaj shenje duhet bërë shumë, ama me kohë dhe me durim mund të arrihet gjithçka, dhe pse jo, të kesh sërish besimin e tyre si më parë./LIVING/